RTSH 24 Live

Teknologji

“Luftë hakerave” Google, Microsoft dhe Meta bëhen bashkë

30/11/2023

“Luftë hakerave” Google, Microsoft dhe Meta bëhen bashkë

Google, Microsoft dhe Meta kanë bashkuar zyrtarisht forcat për të formuar një komitet drejtues për të përmirësuar sigurinë e aplikacioneve përmes Aleancës së Mbrojtjes së Aplikacioneve të ristrukturuara, e cila tani është pjesë e familjes së Fondacionit Linux. 

Treshja planifikon të “zgjerojë fushëveprimin e Aleancës për të inkurajuar zbatimin e përbashkët të standardeve të industrisë për sigurinë e aplikacioneve”.  Aleanca e Mbrojtjes së Aplikacioneve u themelua nga Google në vitin 2019 për të garantuar sigurinë e Google Play Store dhe ekosistemit të aplikacioneve Android, dhe qëllimi i aleancës ishte zbulimi dhe parandalimi i ‘malëare’.

“Aleanca e Mbrojtjes së Aplikacioneve do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të besimit në sigurinë e përgjithshme të aplikacioneve, duke u bashkuar me të tjerët në industri që ndajnë një angazhim të palëkundur për mbrojtjen e përdoruesve”, tha Dave Kleidermacher, nënkryetar i inxhinierisë për Android dhe Made-by-Google Security & Privacy në Google.

Ky grupim tani përfshin bashkëpunime në të gjithë industrinë për mbrojtjen nga ‘malëare’ dhe vlerësimin e sigurisë për cloud dhe aplikacionet mobile dhe aleanca tashmë numëron 17 anëtarë.

Gazetar A. Mata

/RTSH/