RTSH 24 Live

Ekonomi

“Lonely Planet” u sugjeron turistëve të vizitojnë Beratin

17/04/2024

“Lonely Planet” u sugjeron turistëve të vizitojnë Beratin

Shumica e turistëve që udhëtojnë në Berat, në jug të Shqipërisë, mahniten me qendrën historike dhe Kalanë e tij, një vendbanim i lashtë i banuar ende sot. Sigurisht, qyteti ia vlen të vizitohet, shkruan Francesca Massotti në botimin italisht të “Lonely Planet”.
Planifikoni një udhëtim në Shqipëri dhe përjetoni aventura të paharrueshme në rrethinat e asaj që konsiderohet unanimisht një nga skenat më të bukura në Ballkan.
Lonely Planet botuesi me i madh i guidave turistike ne bote I ka dedikuar nje artikull ne gjuhen Italine  qytetit te beratit , duke e sygjeruar per turistet si nje nder vendet me interesante per tu vizituar.
Planifikoni një udhëtim në Shqipëri  shkruan Francesca Massotti ne shkrimin e saj dhe përjetoni aventura të paharrueshme në rrethinat e asaj që konsiderohet unanimisht një nga skenat më të bukura në Ballkan.
Berat eshte qyteti i dritareve të mbivendosura ku mund te shijosh pafund aventura ne kanionet e saj,te vizitosh xhamite, dhe  manastiret  qe fshihen mes rrugëve labirintike të këtij muzeu të hapur.
“Bukuria e lagjeve të gurta, arkitektura, ushqimi, natyra e sidomos historia e këtij qyteti magjik bëhet edhe më e pasur me mikpritjen, humanizmin, dhe qytetërimin, kur beratasit shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Pervec Muzeu Solomon, kushtuar historisë së hebrenjve të shpëtuar nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore Berati ofron edhe Onufrin kushtuar ikonografisë së piktorit shqiptar me të njëjtin emër, i  cili ndodhet I mbyllur brenda mureve të Kalasë së Beratit. 
Berati qyteti ne jug te shqiperise thuhet ne shkrim eshte nje vend magjik  kur origjina e tij lidhet me legjendat. 

Gazetare Keti Toroveci 


/ rtsh.al /