RTSH 24 Live

Kulturë

“Liri a vdekje”, inskenohet nga fëmijët e QKF “Fato Berberi”

03/03/2021

“Liri a vdekje”, inskenohet nga fëmijët e QKF “Fato Berberi”

Fëmijët e rrethit të aktrimit në Qendrën Kulturore “Fato Berberi” në Gjirokastër vijojnë të sjellin realizime të reja. Këtë herë ata kanë inskenuar pjesë nga filmi “Liri a vdekje” në kuadër të 113  vjetorit të luftës së Mashkullorës dhe vrasjes së Bimbashit, duke shfrytëzuar dekorin e qytetit të gurtë, të cilat do të shfaqen në datën 13 mars. Të tilla organizime, sipas Dorina Selfos, instruktores që i ka drejtuar fëmijët, synojnë promovimin e ngjarjeve dhe figurave historike tek brezi i ri, nëpërmjet artit të interpretimit skenik.

“Në kuadër të ruajtjes dhe trashëgimisë tonë kulturore  fëmijët e rrethit të aktrimit sot inskenuan pjesë të filmit të njohur shqiptar “Liri a vdekje”, të cilat janë trashëgimi historike dhe vlera të mëdha të vendit tonë dhe sidomos qyetit tonë Gjirokastrës, i cili ka qënë një atelie e hapur e filmave shqiptarë. Qëllimi i këtij aktiviteti është forcimi i vlerave të përbashkëta kulturore përmes figurave historike dhe ngjarjeve historike të këtij qyteti. T’i promovojmë ato së bashku me brezin e ri.” – thotë Dorina Selfo.

U angazhuan në këtë realizim 10 fëmijë, të cilët para pak kohësh u ngjitën në skenën e teatrit “Zihni Sako” me shfaqjen “Bim Bum dhe ne”.