RTSH 24 Live

Art

“Libraria e magjepsur”, mesazh për t’i dashur librat

27/12/2023

“Libraria e magjepsur”, mesazh për t’i dashur librat

“Libraria e magjepsur”, është shfaqja më e fundit që po vihet në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër. 

Ajo u drejtohet fëmijëve, me mesazhin e bukur për t’i dashur librat. 

Në rol kryesor është një nxënëse, Megi Baxha. 17 vjeçarja prej vitesh ngjitet në skenë me pjesë të ndryshme teatrale me shpresën se një ditë do të interpretojë si profesioniste.

Roli i saj i fundit në “Libraria e magjepsur” është ai i Deisit. Bashkë me të në skenën e teatrit “Zihni Sako” janë ngjitur edhe disa fëmijë të talentuar në fushën e aktrimit.

"Libraria e magjepsur" u shfaq për 4 ditë, për t’ua bërë më të bukur atmosferën e festave fëmijëve gjirokastritë.
 
"Libraria e magjepsur" mban autorësinë e Marsel Grevës dhe Kleard Germenjit ndërsa vendoset për herë të parë në skenën e teatrit të Gjirokastrës nga regjisorja Lejda Celi.

Gazetare Nermin Spahiu

/ rtsh.al /