RTSH 24 Live

Muzikë

“Junior Eurovizion 2024” do të zhvillohet në Spanjë

14/02/2024

“Junior Eurovizion 2024” do të zhvillohet në Spanjë

Edicioni i 22-të të festivalit europian të këngës për fëmijë “Junior Eurovizion 2024” do të zhvillohet në Spanjë.

Franca vendosi të dorëzojë organizimin e Festivalit të Këngës për Junior Eurovision 2024-ër Spanjës e cila doli e dyta me “Loviu” të Sandra Valero.

Data se kur do të zhvillohet ky festival nuk është përcaktuar ende.

Junior Eurovision 2023 u zhvillua në Nice të Francës më 26 nëntor dhe u fitua nga Zoé Clauzure nga Franca.  Shqipëria u rendit në vendin e tetë me këngëtaren Viola Gjyzeli e cila interpretoi e 13-ta në radhë në gjuhën shqipe me këngën “Bota ime”.

Ana María Bordas, Shefja e Delegacionit të Spanjës në Junior Eurovision Song Contest dhe anëtare e Grupit Drejtues të JESC tha se :

RTVE mirëpret me shumë entuziazëm ftesën e EBU-së për Festivalin e Këngës për Junior Eurovision 2024 që do të mbahet në Spanjë.

Për RTVE, pritja e JESC-së së radhës është një tjetër hap në përpjekjen që transmetuesi publik ka bërë vitet e fundit për të promovuar Eurovizionin në Spanjë dhe për t'i dhënë më shumë rëndësi muzikës sonë.

Tani e tutje, RTVE do të punojë ngushtë me EBU dhe Grupin Drejtues për të organizuar JESC-në më të mirë të mundshme. Ne do të përdorim burimet tona më të mira krijuese, teknike dhe njerëzore për të ofruar një festival të krijuar për artistët e rinj në një mjedis festiv dhe të sigurt.

Jemi të sigurt që edhe publiku spanjoll do ta pranojë me shumë entuziazëm këtë njoftim dhe do ta presë me krahë hapur komunitetin e Eurovizionit”, u shpreh ajo.

/rtsh.al/