RTSH 24 Live

Politikë

Gjykata lë sërish në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri

26/01/2024

 Gjykata lë sërish në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar ditën e premte kërkesën për ndryshimin e masës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Beleri ka arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për mbajtjen e tij në burg, pasi ai nuk përbën rrezik, hetimet kanë përfunduar dhe ai nuk mund të dëmtojë provat.

Fredi Beleri është arrestuar prej 12 majit të vitit të kaluar i akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit. Në këto zgjdhje Beleri mori shumicën e votave në Bashkinë e Himarës.

Beleri ka kërkuar të kryejë betimin si kryebashkiak i qytetit jugor, por nuk është lejuar.

Çështja e tij ka tensionuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.  

/ rtsh.al /