Shtëpia e korifeut të letrave shqipe Ismail Kadare në Gjirokastër, po vijon të mbetet një prej pikave kryesore të vizitave. Çdo ditë ajo mirëpret turistë nga Shqipëria dhe mbarë bota.
Sipas ciceronit Bruno Pjetri vizitueshmëria gjatë kësaj periudhe, por edhe në këto ditë shtatori është e kënaqshme.
Vizitorët që spikasin më tepër janë ata të huaj, kryesisht francezë, kjo dhe për faktin se vepra e Kadaresë është përkthyer më së shumti në frengjisht.
Vizitorët po shfaqin një interes të lartë objekte të veçanta dhe me vlerë të muzeut Kadare.
/ rtsh.al /