RTSH 24 Live

Aktualitet

"Gërdeci”, përfundon seanca për ish-ministrin Mediu. SHBA sjell letërporosi për 5 dëshmitarët amerikanë

24/04/2024

"Gërdeci”, përfundon seanca për ish-ministrin Mediu. SHBA sjell letërporosi për 5 dëshmitarët amerikanë

Ka përfunduar në GJKKO seanca e radhës për gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit.

Në këtë seancë u debatuan provat e prokurorisë për hetimet. Avokatët mbrojtës të ish-ministrit Mediu drejtuan dy kërkesa: për ribërjen e një ekspertimi të ri dhe për marrjen në pyetje të ekspertëve amerikanë.

Pas përfundimit të seancës, ish-ministri Fatmir Mediu deklaroi se ekspertimi u kërkua për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Është interes i shqiptarëve të marrin vesh pse ka ndodhur ngjarja në Gërdec. Ekspertët amerikanë dhe prokuroria kanë thënë që shkaqet janë të pamjaftueshme. Të bëhet akt ekspertim për hamendësimet e bëra. Duhet të përcaktohet shkaku i shpërthimit. Ka ekspertë ushtarakë, si të dojë gjykatë shqiptarë ose të huaj. Nëse na kërkojnë mendim, do të sjellim emra të ekspertëve,” deklaroi ai.

Sakaq ish-ministri tha se, “Kodin e Procedurës Penale nuk e ka bërë Fatmir Mediu, është për të përcaktuar shkaktun se për ccfarë ka nddodhur. Se a është ky një shpërthim i qëllimshëm,se nuk ka lidhje karroca e dorës. Ministri është institucion politikbërës. Nuk ka pasur një shkresë që ka ardhur nga FA dhe mos ta kem zbatuar. I jam drejtuar shefit të shtabit."

Nga ana tij avokati mbojtës i ish-ministrit Mediu tha se, “do ishte mirë të ishin prezent këtu. Në pamundësi për të realizuar prezencën e tyre në Shqipëri, autoritetet amerikane kanë ofruar dy mundësi. 1-mundësinë e pyetjes me videokonferencë, apo mundësinë e pyetjes nga autoritetet amerikane që mund ta realizojnë agjentet e FBI. Ne kemi këmbëngulur në pyetje me videokonferencë. Ne na intereson e vërteta. Akti i ekspertimit ka në thelb një përmbajtje të pa konkretizuar. Ne kërkojmë që të realizohet një përballje jona me ekspertët për të bërë pyetjet e tyre ne lidhje me detajet që ata kanë mundur të mbikëqyrur.

/rtsh.al/