RTSH 24 Live

Politikë

“Fajin për djegien e mandateve e marr unë..! Kryemadhi: PL nuk ka nevojë për prerje kokash

19/04/2024

“Fajin për djegien e mandateve e marr unë..! Kryemadhi: PL nuk ka nevojë për prerje kokash

Monika Kryemadhi në fjalën  e saj e mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë foli me tone të larta, duke thëne se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash.

Duke ritheksuar dhe reagimin e bërë pak orë para nisjes së kësaj mbledhje, Kryemadhi  theksoi se prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja.

“Mendoj se prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja. Edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. Nuk jam e pagabueshme. PL nuk ka nevojë për prerje kokash, sepse nuk ka cfarë koka të presë. PL ka nevojë për një program dhe hapësirë të re që ui krijon mundësi grave dhe vajzave, por jo atyre që përdoren dhe ngrihen kundër njëra tjetrës”.

Në fjalën e saj Kryemadhi nuk la pa përmenduar dhe fushatën e ndërmarr kohët e fundit nga kreu i PL-së në rrjetet sociale, ku sipas saj, “votat nuk bëhen me like dhe share, por duke u takuar me njerëzit dhe duyke zgjidhur probleme”.

Ajo theksoi se, në një parti politike, meritopkracia ka rëndësi më shumë sesa servilizmi. Servilizimi dhe jesmenet i mbyllin jetën asaj.

“Mendoj se prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja. Edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. Nuk jam e pagabueshme. PL nuk ka nevojë për prerje kokash, sepse nuk ka cfarë koka të presë. PL ka nevojë për një program dhe hapësirë të re që ui krijon mundësi grave dhe vajzave, por jo atyre që përdoren dhe ngrihen kundër njëra tjetrës”.

Më tej Kryemadhi tha se,” detyra e  një anëtari të partisë, tha Kryemadhi, nuk është të vijë me piaggo dhe nesër të largohet me Range Rover. Në një parti politike, meritopkracia ka rëndësi më shumë sesa servilizmi. Servilizimi dhe jesmenet i mbyllin jetën asaj”.

Gjithashtu Kryemadhi nuk ka lënë pa përmenduar dhe atë që Kryetari i PL-së, Ilir Meta e shpreh  se në 27 prill do i jepet fund nepotizmit.

“Nepotizmi në parti nuk është fatkeqësi, ndërsa theksoi se beson me tepër tek institucioni sesa lideri. Djegia e mandateve që përmendet nga të gjithë ne. Unë jam fajtore, por sic jam unë faji fillon faji tek të gjithë deputetet që dogjën mandatet. Faj nuk është jetim. Fajin do ta marr unë.Nëse mua më kërkohet për vrasje politike të Bashës, nuk e konsideroj fare atë. Të gjithë jemi fajtor të asaj situate, por besuam në opozitarizëm, prandaj arritëm në atë gjë. Keni frikë për të uruar edhe Ditëlindjen Monika Kryemadhit. Duartrokitjet tuaja duhen për të mbledhur votat, për të takuar qytetarët, duhen për të falënderuar njerëzit që ju suportojnë. Sa i takon nepotizimit dua t’ju them një gjë. Në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi. Partia jone bazën dhe vlerën e ka te partia. Ne besojmë tek prindit, tek familja.  Nuk besoj tek lideri, por tek institucioni”, tha Kryemadhi.

Më tej, deputetja e PL-së, theksoi se nuk i rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun.

“Shumë prej jush thirren dhe iu thonë distancohuni nga Monika Kryemadhi se do të shkojë në burg, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un. Sa kam parë kumbulla dhe fara luledielli në jetën time në këto 30 vjet, si puna e tyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, theksoi ajo

/rtsh.al/.