RTSH 24 Live

Kulturë

''Elias'' ngjitet në TKOB në 9 shtator, shfaqja nga kompozitori Feliks Mendelson

07/09/2023

''Elias'' ngjitet në TKOB në 9 shtator, shfaqja nga kompozitori Feliks Mendelson

Një nga veprat më të shquara nga kompozitori Feliks Mendelson, (Felix Mendelssohn) ‚“Elias“ do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit këtë të shtunë duke premtuar emocione për të gjithë artdashësit.

Muzika dramatike dhe emocionale, me korale të fuqishme dhe melodi të pasura do të vijë nga Orkestra Simfonike, Kori dhe Solistët e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros Italian Facundo Agudin dhe Dritan Lumshit. 

Dirigjenti Agudin thote se kjo është hera e parë që ngjitet në skenën shqiptare ndërsa fton të gjithë artdashësit ta shohin.

“Elias” sjell rrëfenjën e një figure të rëndësishme biblike, rreth përpjekjeve për të rikthyer besimin në perëndinë e Izraelit, në përballje me 450 profetët e rremë. 

Nisur edhe nga rëndësia e kësaj vepre artistike, aktorët janë angazhuar prej kohësh për të sjellë një shfaqje magjike për shikuesit.

Shfaqja “Elias” do të ngjitet në skenë në datën 9 shtator në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Gazetare: Katerina Kule

/RTSH/