RTSH 24 Live

Kulturë

Dropull, Ministria e Kulturës transformon kishën e Peshkëpisë

17/03/2021

 Dropull, Ministria e Kulturës transformon kishën e Peshkëpisë

Ikona e besimit dhe arkitekturës bizantine, Kisha e Peshkëpise në Dropullin e Poshtëm, vetëm pak kohë më parë ofronte këto pamje, që i'a venitnin vezullimin e saj shekullor, si një objekt mirësie, besimi dhe vlere të  trashegimisë kulturore e shpirtërore, të një populli që ka besuar fort në zot. Duke parë këtë gjendje aspak të mirë të objektit religjoz në rrënim e sipër,  ka ndërhyrë  ministria e  kulturës, me një një  fond prej 24 milionë  lekësh, bëri të mundur ,ruajtjen e  vlerave  më të mira arkitekturore të saj dhe gjithë objektet brenda, që e bëjnë të magjishme këtë kishë.

Kisha e Peshkëpisë që daton në vitin 619 dhe që mori formë përfundimtare në shek.XII,  pas restaurimit nuk do jetë thjesht një objekt i besimit fetar, por një atraksion për turistët e huaj dhe vendas.

E ndodhur në një pozicion gjeografik ndër më piktoresket në  zonë, me qiparisat që ja shtojne  bukurinë dhe freskinë, me ikonat dhe pikturat murale brenda saj,  me Drinon që i kalon poshtë, e mbi të gjitha me   historinë e  saj, kisha do të mirëpresë , besimtarë ortodoksë, e vizitore nga mbarë vendi e bota.