RTSH 24 Live

Letërsi

“Ditët e librit”- Rritet ndjeshëm interesi për librin, letërsia e huaj ndër preferencat kryesore

04/04/2024

 “Ditët e librit”- Rritet ndjeshëm interesi për librin, letërsia e huaj ndër preferencat kryesore

Nga data 1 prill deri në  30 prill janë ditët e librit të cilat përkojnë me dy data të rëndësishme si 2 prilli. Dita e Letërsisë për Fëmijë dhe data 23 prill, Dita Botërore e Librit. 

|Ditët e librit” po kthehet në një traditë të bukur librore dhe kulturore.

“Ditët e librit” çmohen nga lexuesit për ofertat ekskluzive. Ky muaj ka shënuar një rritje të ndjeshme të kërkesës për librat ndryshe nga muajt e tjerë.

Letërsia e huaj mbetet ndër të preferencat kryesore të të rinjve edhe në këto ditë të librit.

Përgjatë të gjithë muajit prill do të ketë aktivitete kushtuar ditëve të librit.

RTSH