Shkolla e Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, organizoi “Ditën e Dyerve të Hapura”. Në këtë ditë synohej promovimi i kësaj shkolle me qëllim përthithjen e sa më shumë nxënësve të klasave të nënta drejt arsimit profesional.
Në shkollën profesionale “Ndre Mjeda” marrin dije rreth 200 nxënës në drejtimet, Veterinari, Teknologji ushqimore, Bujqësi dhe Ekonomi bujqësore.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/