RTSH 24 Live

Kuriozitete

“Dhoma sekrete” e dekoruar nga Mikelanxhelo do të hapet për publikun

03/11/2023

“Dhoma sekrete” e dekoruar nga Mikelanxhelo do të hapet për publikun

Vizitorët së shpejti do të lejohen të hyjnë në një hapësirë ​​të fshehur prej kohësh brenda kupolës Medici në Firence, ku vizatimet delikate me qymyr të skicuara në mure janë vizatuar nga Mikelanxhelo.

Dhoma sekrete, një hapësirë ​​e vogël, u zbulua në vitin 1975, kur zyrtarët po kërkonin një dalje të re nga kupola e Medici-t për të akomoduar vizitorët.

Kështu për herë të parë do të hapet për publikun vepra e artistit në Firence. Të skicuara me qymyr shpesh njëra mbi tjetrën dhe me madhësi të ndryshme Mikelanxhelo i pikturoi për nder të familjes Medici.

Besohet se artisti u fsheh në hapësirën e familjes Medici për disa javë në vitin 1530 në kohën ku ishte dënuar me burg nga Papa Kelmenti VII. Dënimi me vdekje u anulua pas dy muajsh dhe Mikelanxhelo u kthye në punë në Firence, përpara se të transferohej në Romë katër vjet më vonë.

Besohet se vizatimet janë skica për punët e ardhshme, duke përfshirë këmbët e një prej statujave. Hapësira nuk ka qenë kurrë e hapur rregullisht për publikun më parë, por do të hapet për vizita më 15 nëntor në një numër shumë të kufizuar për të ruajtur vizatimet./CNN/

/rtsh.al/