Në ceremoninë e Çmimeve BAFTA 2025, filmi "Conclave" fitoi katër çmime, përfshirë "Filmin më të mirë" dhe "Filmin më të mirë britanik". Regjisori Edward Berger u nderua me çmimin për regjinë më të mirë, ndërsa aktorët Ralph Fiennes dhe Stanley Tucci u vlerësuan për performancat e tyre.
Filmi "The Brutalist" i regjisorit Brady Corbet mori çmimet për “Aktorin më të mirë” për Adrien Brody dhe "Kinematografinë më të mirë". Në fjalimin e tij të pranimit, Corbet theksoi rëndësinë e ekipit dhe modestinë në arritjet artistike.
Mikey Madison u shpall “Aktorja më të mirë” për rolin e saj në "Anora", ndërsa Zoe Saldana fitoi çmimin për “Aktoren më të mirë në rol dytësor" për "Emilia Pérez". Kieran Culkin u nderua me çmimin për “Aktorin më të mirë në rol dytësor” për "A Real Pain".
Ceremonia u mbajt në Sallën e "Festivalit Mbretëror të Southbank Centre" në Londër dhe u moderua nga David Tennant. Pjesëmarrësit dhe të ftuarit e veçantë përfshinin emra të njohur të industrisë së filmit dhe muzikës.
/rtsh.al/