Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, deklaroi se ka interes dhe vullnet për të gjetur një zgjidhje lidhur me krijimin e mundësive për të votuar diaspora shqiptare.
Pas tre orësh mbledhje të Grupit të Dialogut, Celibashi u shpreh që gjithë këtë proces ta administrojë KQZ.
Gjithashtu ai propozon që votimi të kryhet nëpërmjet internetit dhe fleta e votimit të dërgohet me postë.
Në këtë kontekst, ai shprehet se palët duken të angazhuara për realizimin e votës së emigrantëve, ndërsa thekson se ka propozuar që të jetë KQZ ajo që ta administroj procesin.
“Çështja e afatit ka rëndësinë e vet por ajo që propozova është që të jetë institucioni i KQZ, ai i cili administron kërkesat e atyre votuesve që duan të votojmë jashtë territorit. Gjithë këtë proces ta administrojë KQZ. Nëse do të konsiderohej ideja që propozoj, mendoj që votimi të kryhet ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë tjetër elektronike. Nuk mendoj se është votimi me postë si zgjidhja më e mirë për rastin e Shqipërisë. Një ndër opsionet është ai i kombinuar ku fleta dërgohet në mënyrë elektronike”.
/rtsh.al/