RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: U synua që të zhdukej opozita, u synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë

19/04/2024

 Berisha: U synua që të zhdukej opozita, u synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë

 

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një lidhje në “skyp” me drejtuesit e departamenteve në, theksoi se ‘u synua që të zhdukej opozita, u synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë, por nuk ja dolën, ne korrëm fitore’.

Së pari, tha Berisha,  dua të përshëndet të pranishmit, drejtuesit e departamenteve në PD, por edhe të gjithë anëtarët e këtyre departamenteve kudo që janë, në Tiranë, rrethe, jashtë vendit, apo kudo.

“Para se të ndalem në problemet e programit që janë dhe objekti kryesor i kësaj mbledhje, unë kam një thirrje për secilin prej jush, për çdo anëtar të departamenteve, por edhe për çdo intelektual, mbështetës ose jo të PD, të mbajë parasysh një fakt se thelbi ynë si intelektual është mbrojtja e interesit publik”.

Në këtë kontekst gjykoj se kurrë më shumë,shton Berisha, Shqipëria nuk ka pasur nevojën më të madhe, për zërin tuaj se sa në këto kohëra, kur ajo përballet aktualisht me plagën më të rëndë që mund të jetë regjistruar në kohëra, largimin prej saj në 10 vite të 1/3 së popullatës.

“Shqipëria përballet sot në kuptimin më literal të fjalës me një sistem kleptokratik ndofta të paparë ndonjëherë në ndonjë vend. Ju jeni dëshmitarë se si faktohet çdo ditë se institucione të këtij shteti janë shtuar në organizata private në funksion të individëve dhe grupeve të caktuara kriminale me pushtet.”

Thirrja ime është për ju, shtoi Berisha,  intelektuale dhe intelekturalë të cilët me peshën e fjalës dhe mendimit, keni ndikimin tuaj të padiskutueshëm dhe të merituar në mjediset ku punoni, por edhe në shoqëri në tërësi.

“Shqiptarët sot janë objekt i një agresioni mafioz, mediatik të paimagjinueshëm. Do të ju jap vetëm një shembull për forcën e narkoshtetit në Shqipëri”.

 

/rtsh.al/