Në shkollën Bajram Abdiu në Bicaj po implemetohet projekti “Art dhe Zeje” ku nuk ka munguar interesimi i nxënësve. Ata po mësojmë punimet e dorës duke synuar njohjen e traditës nga nxënësit. Mësuese Hazbie Geca tha se punimet e tyre gjatë orëve të projektit janë prezantuar në panaire të ndryshme.
“Nxënëset kanë dëshirë të punojnë më gjilpërë, me shtiza, me grep dhe kemi realizuar disa punime dhe kemi marrë pjesë në disa aktivitete”, u shpreh mësuese Hazbie Geca.
Gjithsej në këtë projekt janë 14 nxënës në shkollën Bajram Abdiu në Bicaj.
“Edhe djemtë përfshihen sepse kanë dëshirë të zbukurojnë diçka”, tha mësuesja.
Më të interesuar nxënësit janë dhe për mësimin e punës së dorës për veshjen e Lumës. Programi ka për qëllim inkurajimin e mësimit të punimeve të artit dhe atyre artizanale përmes veprimtarive praktike, nxitjen e aftësive sipërmarrëse të nxënësve në perspektivën e ruajtjes dhe të promovimit të vlerave të komunitetit ku jetojnë, si dhe të trashëgimisë sonë kulturore.
/rtsh.al/