RTSH 24 Live

Sociale

“Argjiroja” në sytë e turistëve, kështjella ka pritur nga janari në shtator, 225 mijë vizitorë

03/10/2024

“Argjiroja” në sytë e turistëve, kështjella ka pritur nga janari në shtator, 225 mijë vizitorë

Kalaja e Gjirokastrës është një prej pikave më tërheqëse për turistët vendas por kryesisht ata të huaj. Turistë nga mbarë bota vijnë në mënyrë individuale ,familjarisht ose me grupe. Ata shprehen të kënaqur dhe të  emocionuar që kanë prekur nga afër historinë, traditën dhe arkitekturën që ka kjo kala madhështore.

“Jam nga Gjermania, po qëndroj prej dy ditësh në Gjirokastër është hera ime e parë dhe vizitën e parë po bëj në këtë kështjellë të mrekullueshme po shikoj objekte dhe gjëra mjaft interesante që ndodhen brenda në kala”, tha një turist.

“Jam nga Italia dhe kam ardhur bashkë me të fejuarën time pasi vizituam Ksamilin dhe Vlorën u ndalëm për të parë nga afër këtë qytet dhe sidomos kështjellën për të cilën kemi dëgjuar dhe parë shumë është tërheqëse të mësosh dhe të prekësh nga afër historinë, arkitekturën dhe objektet me vlera që kalaja ka”, u shpreh një turist tjetër.

Prej fillimit të vitit e deri tani kështjella e Argjiros ka mirëpritur rreth 225 mijë vizitorë ,duke e bërë kështu një ndër monumentet më të frekuentuar në qytetin e Gjirokastrës.

Gazetare L.Fili

/RTSH/