RTSH 24 Live

Film

"Apollonia, perënditë kishin të drejtë", fiton Festivalin e Filmit Arkeologjik

01/07/2021

"Apollonia, perënditë kishin të drejtë", fiton Festivalin e Filmit Arkeologjik

Filmi "Apollonia, perënditë kishin të drejtë",  është fituesi i Edicionit të Parë të Festivalit të Filmit Arkeologjik, i cili  ka përfunduar natën e mbrëmshme rrugëtimin e tij artistik, në qytetin antik në Apoloni. Filmi I cili ka zgjuar kujtime, emocione ishte dhe një homazh për arkeologun e parë në Shqiperi Leon Rey,  që hodhi dritë në zbulimet e rëndësishme në Apoloni.

Mes emocionesh, Jean Gabriel Rey, i biri i Leon Rey , shprehu vlerësime jo thjesht për veprën e të atit, por edhe për trashëgiminë arkeologjike e kulturore të Shqiperisë.

Apolonia, një qytet antik shqiptar i themeluar nga kolonët grekë në shekullin e 7-të para Krishtit, rrënojat e të cilit janë zbuluar në periudhën midis dy luftërave botërore nga arkeologu francez Léon Rey. Një zbulim i bërë pas gjashtëmbëdhjetë vite përpjekjesh mbinjerëzore, prej të cilit lindi një ditar i titulluar "Perënditë kishin të drejtë".

Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin dhe bashkëpunimin e Ambasadës  Franceze, Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Ministrisë së Kulturës dhe Parkut Arkeologjik Kombëtar “Apolonia”.