Nga 1 janari i vitit 2025, në Zvicër do të hyjë në fuqi ndalimi i mbajtjes së burkës.
Ndalimi i burkës në Zvicër hyn në fuqi më 1 janar 2025, pas një referendumi ngushtë dërrmues. Vendimi për zbatimin e ligjit për ndalimin e burkës, i cili ishte dënuar nga shoqatat myslimane, u njoftua sot nga qeveria zvicerane.
Këshilli Federal në pushtet tha në një deklaratë se kishte vendosur që ndalimi të hynte në fuqi dhe se kushdo që shkel masën do të përballet me një gjobë prej rreth 1000 euro.
Ndalimi nuk vlen për misionet diplomatike dhe konsullore, ndërsa mbulimi i fytyrës do të lejohet në vendet e kultit ose në vende të tjera të shenjta, njoftoi qeveria.
/rtsh.al/