RTSH 24 Live

Europë

Zvicër, mbyllet përkohësisht segmenti rrugor i tunelit të Gothardit

12/09/2023

Zvicër, mbyllet përkohësisht segmenti rrugor i tunelit të Gothardit

Është mbyllur për një periudhë të pacaktuar kohore segmenti rrugor i tunelit Gottardit  në Zvicër, që ka një gjatësi prej 17 kilometrash dhe është një aks i rëndësishëm rrugor që kalon përmes alpeve duke lidhur veriun dhe jugun e vendit. 

Sipas zyrës federale të rrugëve, shkak ishte dëmtimi i tavnit të tunelit. "Pranë portës veriore, ka patur shkëputje të betonit, copëza të të cilin ranë mbi rrugë" u shpreh kjo zyrë. Ajo bërë gjithashtu të ditur se nga incidenti nuk ka patur të lënduar.  

Arsyet që shkaktuan dëmtimin si dhe masa e dëmit ende nuk janë të ditura. Mbyllja e segmentit rrugor erdhi pasi në datën 10 gusht u mbyll segmenti hekurudhor i tij pasi një tren mallrash që ishte nisur nga Italia drejt Gjermanisë doli nga shinat brenda tunelit. Qarkullimi hekurudhor ndërkohë nuk pritet të rifillojë plotësisht para tetorit. 

Me një gjatësi prej 57 kiometrash, segmenti hekurudhor i Gothardit është edhe më e gjati dhe më i thelli në botë. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh /