RTSH 24 Live

Rajon

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut- Bujar Osmani i BDI-së shpalli fitoren ndaj, Arben Taravarit të VLEN-it

24/04/2024

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut- Bujar Osmani i BDI-së shpalli fitoren ndaj, Arben Taravarit të VLEN-it

Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani në paraqitjen e tij të parë deklaroi se fitorja e tij kundrejt kandidatit të VLEN-it është shumë e thellë, sipas tij, diku mbi 40 mijë vota.

Osmani numëroi edhe komunat në të cilat ka shënuar fitore, përfshi edhe Tetovën, Gostivarin dhe Çairin.

“Kemi shënuar fitore në çdo komunë të vendit. Jegunovcë, Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçanë, Likovë, Bogovinjë, Zhelinë, Gazi Babë, Bërvenicë, Dollnen, Resnjë, Strugë, Çashkë, Zelenikovë, Ohër dhe fitore në Tetovë, Saraj, Manastir, Çuçer Sandevë, Veles, Kërçovë, Karposh, fitore në Gostivar, Krushëvë, Kumanovë, në Çair, Qendër, Dibër gjithandej në Republikë. Fitore e thellë e Frontit Evropian”, deklaroi Osmani.

/rtsh.al/