RTSH 24 Live

Rajon

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut “ASH” e Ziadin Selës në koalicion me “Frontin Europian” të Ali Ahmetit

29/03/2024

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut “ASH” e Ziadin Selës në koalicion me “Frontin Europian” të Ali Ahmetit

Kuvendi Qendror i krahut të Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës pranoi të premten ofertën e Ali Ahmetit për të dalë së bashku në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ato parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut.

“Kuvendi i tha po ofertës për t’u bërë pjesë e “Frontit Europian”, që RMV të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së. Do të maksimizojmë votën e shqiptarëve”, tha Zinedin Sela.

115 delegatë të Kuvendit Qendror të subjektit shqiptar votuan pro dhe një votoi kundër ofertës së Ahmetit për t’iu bashkuar koalicionit “Frontit Evropian”.

Ky koalicion ka propozuar Bujar Osmani si kandidat për president në zgjedhjet presidenciale. Sipas marrëveshjes së koalicionit, e cila pritet të nënshkruhet nga Ahmeti dhe Sela të shtunën në Gostivar, ky subjekt synon të ketë pesë deputetë dhe grup të veçantë parlamentar.

Krahu  i Selës në Aleancën për Shqiptarët ka 6 deputetë në parlament, ndërsa dy prej tyre mbështesin Arben Taravarin, kandidatin e opozitës shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut.

Gazetare: V. Zharri

/RTSH/