Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletën e votimit për Bashkinë Tiranë. Në fletën e votimit janë renditur të 6 kandidatët që garojnë për Bashkinë Tiranë, ku krahas emrit të tyre është vendosur dhe kutia ku do të zgjedh votuesi.
Në fletën e votimit për Bashkinë Tiranë, siç u përcaktua edhe më herët me short nga KQZ, kandidati i PS Erion Veliaj është renditur i katërti, duke u pasuar më pas nga Belind Këlliçi dhe Roland Bejko.
Renditja e kandidatëve të Bashkisë Tiranë
- Arlind Qori – Partia “Lëvizja Bashkë”;
- Marko Dajti – Partia “Fronit i Majtë”;
- Lajla Pernaska – Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;
- Erion Veliaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
- Belind Këlliçi – “Bashkë Fitojmë”
- Roland Bejko – “Partia Demokratike”
Fleta e votimit për Bashkinë Tiranë
/rtsh.al/