RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit– KQZ: Rregullatori miraton përdorimin e Pajisjeve Elektronike të Identifikimit

4 orë para

Zgjedhjet e 11 majit– KQZ: Rregullatori miraton përdorimin e Pajisjeve Elektronike të Identifikimit

Komisioni Rregullator në mbledhjen e ditës së martë vendosi që në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025, procesi i identifikimit të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI) në të gjitha qendrat e votimit.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pajisjet elektronik të identifikimit (PEI) janë përdorur në tre zgjedhje të përgjithshme dhe në disa zgjedhje të pjesshme lokale. 

Procesi i identifikimit elektronik do të përfshijë të njëjtat parime identifikimi sikurse është kryer në kushte manuale.

Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.

/rtsh.al/