RTSH 24 Live

Botë

Zelenski me ministrin britanik të financave: Të zgjerohen masat kufizuese kundër Rusisë

25/04/2024

Zelenski me ministrin britanik të financave: Të zgjerohen masat kufizuese kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky)  është takuar këtë të enjte (25 prill) me Ministrin e Financave të Mbretërisë së Bashkuar Xheremi Hant (Jeremy Hunt).

Zelenski bën me dije se gjatë takimit bëri thirrje që sanksionet kundër Rusisë të forcohen për të ndaluar Moskën t'i anashkalojë ato.

Zelenski tha në një deklaratë në aplikacionin Telegram se ishte mirënjohës ndaj Mbretërisë së Bashkuar që këtë javë njoftoi një rritje të re prej 500 milion £ (625 milion dollarë) në një paketë mbështetjeje të mbrojtjes për Ukrainën .

Vëmendje e veçantë iu kushtua politikës së sanksioneve. Është e rëndësishme të zgjerohen masat kufizuese kundër Rusisë dhe të përjashtohet mundësia e anashkalimit të sanksioneve”, tha Zelenski.

Presidenti bëri me dije më tej se Hant do të takohet sot me kryeministrin Denis Shmihal (Denys Shmyhal) dhe disa ministra.

/rtsh.al/