RTSH 24 Live

Teknologji

Zbulohet një Tokë e dyfishtë e cila mund të jetë e banueshme

26/04/2023

Zbulohet një Tokë e dyfishtë e cila mund të jetë e banueshme

Astronomët kanë zbuluar një planet përtej Sistemit tonë Diellor që ka një masë të ngjashme me atë të Tokës dhe është potencialisht i banueshëm.

Eksoplaneti me masën e Tokës rrotullohet rreth një ylli të kuq të quajtur Wolf 1069 në yjësinë Cygnus, vetëm 31 vite dritë nga Toka. Zbulimi u bë nga një grup studiuesish të udhëhequr nga Diana Kossakowski nga Instituti Gjerman Max Planck për Astronomi (MPIA) në Heidelberg, i cili e botoi atë në revistën Astronomy & Astrophysics.

I njohur si Wolf 1069 b, planeti vlerësohet të jetë afërsisht i njëjtë me madhësinë e Tokës dhe gjithashtu për të njëjtën masë.

Është planeti i gjashtë më i afërt i njohur me masën e Tokës, që rrotullohet rreth zonës së yllit të tij.

Ky planet ka një orbitë që zgjat rreth 15 ditë. Prandaj është shumë afër yllit të tij por pavarësisht kësaj ai merr vetëm rreth 65% të energjisë që Toka merr nga Dielli.

Kjo ndodh sepse berthama është shumë më e dobët dhe më e ftohtë se Dielli ku temperatura mesatare e llogaritur për planetin, në fakt, është rreth -23 gradë, gjë që sugjeron se është një trup shkëmbor.

Planeti i ri renditet i gjashti, për nga largësia nga ne, midis atyre me masë toke potencialisht të banueshme dhe u identifikua falë projektit Carmenes, aktiv që nga viti 2016, i cili përdor observatorin Calar Alto në Spanjë.

Mund të jetë i banueshëm pavarësisht se ka një terren që është vazhdimisht e ndriçuar dhe është vazhdimisht në errësirë, ashtu si Hëna. Për më tepër, nëse do të kishte edhe një atmosferë, autorët e studimit vlerësuan se temperatura mund të rritet deri në 13 gradë, duke lejuar ekzistencën e ujit të lëngshëm në një zonë të madhe përballë yllit.

/rtsh.al/