RTSH 24 Live

Politikë

Yuri Kim takon ambasadoren e BE në Shqipëri: Mbështesim zbatimin e plotë të reformës në drejtësi

15/08/2022

Yuri Kim takon ambasadoren e BE në Shqipëri: Mbështesim zbatimin e plotë të reformës në drejtësi

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka takuar ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann.

Në një postim në Twitter, Yuri Kim shkruan se pret të bashkëpunojë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

E lumtur që takova ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann. Ajo është e emocionuar që zyrtarisht kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Union. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkuan ambasadorja Kim.

/rtsh.al/