RTSH 24 Live

Aktualitet

Xhaçka në KS: Interneti dhe teknologjia nuk janë e nuk duhet të përdoren si armë!

26/05/2023

Xhaçka në KS: Interneti dhe teknologjia nuk janë e nuk duhet të përdoren si armë!

"Për Shqipërinë, interneti dhe teknologjia nuk janë e nuk duhet të përdoren si armë" deklaroi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në takimin e Këshillit të Sigurimit për sigurinë kibernetike dhe implikimet e saj për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. " . Ato duhet të mbeten mjete e forca për të mirën e përbashkët" shtoi ajo.

Zonja Xhaçka drejtoi takimin sëbashku më ambasadoren e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfiel.  Tema takimit ishte “ Përgjegjësia dhe reagimi i shteteve ndaj sulmeve kibernetike”. 

"Falenderim dhe mirënjohje për partnerët tanë SHBA, BE , Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që kanë punuar dhe po punojnë krah për krah me ne për të luftuar sulmet kibernetike dhe për më shumë siguri" shkroi zonja Xhaçka në rrjetet sociale.

Shefja e diplomacisë shqiptare vlerëson se "Mbrojtja e infrastrukturës kritike prej aktorëve keqdashës shtetërore dhe joshtetërore është një domosdoshmëri".

 

/ rtsh.al /