RTSH 24 Live

Teknologji

Windows 11 lançohet me menunë fillestare të ri dizajnuar

05/10/2021

Windows 11 lançohet me menunë fillestare të ri dizajnuar

Windows 11, versioni më i fundit i sistemit operativ kompjuterik të Microsoft, do të dalë të martën në mbarë botën, si një përditësim falas për përdoruesit e Windows 10. Dhe shefi i produktit të Windows, Panos Panay, tha për BBC se versioni i fundit është ndërtuar që të jetë “i pastër, i freskët dhe shumë më i thjeshtë” për përdoruesit", siç përcjell Telegrafi. Ai premtoi se sistemi i ri operativ nuk do të ketë një “ndryshim ekstrem” nga ajo që njerëzit njohin deri më tani. "Madje edhe përdoruesit më pak të pajisur me teknologjinë e fundit, mund të përditësohen me lehtësi", shtoi ai. Ai tha se përdoruesit ekspertë, tashmë e kishin testuar atë gjerësisht përmes programit të provës Window’s Insider, dhe ishte i bindur se nuk do të kishte probleme, duke shtuar se azhurnimi është “gati tani”.