RTSH 24 Live

Lifestyle

Will Smith kërkon falje publike për sulmin që i bëri komedianit në Oscar: Dola nga vetja dhe gabova, ndihem i turpëruar

29/03/2022

Will Smith kërkon falje publike për sulmin që i bëri komedianit në Oscar: Dola nga vetja dhe gabova, ndihem i turpëruar

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar”, u kthye në qendër të vëmendjes të botës, pas goditjes që i bëri Will Smith komedianit Chris Rock.

Megjithatë, disa orë më vonë, aktori i njohur Will Smith, ka reaguar duke pranuar se veprimi i tij ishte gabim, ndërsa i ka kërkuar falje publike komedianit.

Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe unë reagova emocionalisht.

Do të doja t’ju kërkoja falje publike, Chris. Dola nga vetja dhe gabova. Ndihem i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. S’ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie. Gjithashtu do të doja t’i kërkoja falje Akademisë, producentëve të shfaqjes, të gjithë të pranishmëve dhe të gjithëve që e shikojnë në mbarë botën.

Unë do të doja t’i kërkoja falje familjes Williams dhe familjes sime të ‘ King Richard’. Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë që ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne.”, është shprehur aktori.

/rtsh.al/