RTSH 24 Live

Teknologji

WhatsApp do të lejojë përdoruesit të modifikojnë mesazhet brenda 15 minutave

23/05/2023

WhatsApp do të lejojë përdoruesit të modifikojnë mesazhet brenda 15 minutave

WhatsApp do t'i lejojë përdoruesit të modifikojnë mesazhet, deri në 15 minuta pas dërgimit.

Ky funksion do të vihet në dispozicion për 2 miliardë përdorues të aplikacionit WhatsApp, në javët e ardhshme. 

"Nga korrigjimi i një gabimi të thjeshtë drejtshkrimor deri tek shtimi i kontekstit shtesë në një mesazh, ne jemi të ngazëllyer t'ju sjellim më shumë kontroll mbi bisedat tuaja," tha shërbimi i mesazheve në një postim në blog të hënën, sipas BBC.

Ajo që duhet të bëni “është të mbani shtypur mesazhin e dërguar dhe të zgjidhni "Ndrysho" nga menyja deri në pesëmbëdhjetë minuta më pas," orienton shërbimi i mesazheve.

Mesazhet e modifikuara do të etiketohen si "të redaktuara", kështu që marrësit do të jenë të vetëdijshëm se përmbajtja është ndryshuar.

Megjithatë, atyre nuk do t’i tregohet mesazhi i pamodifikuar.

/rtsh.al/