RTSH 24 Live

Aktualitet

Vranë dhe groposën babanë e tyre, Apeli lë në burg tre fëmijët e Pëllumb Metës

02/04/2024

Vranë dhe groposën babanë e tyre, Apeli lë në burg tre fëmijët e Pëllumb Metës

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në burg tre fëmijët e Pëllumb Metës, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Metën, pasi akuzohen për vrasjen e babait të tyre më 10 shkurt në Shënavlash të Durrësit.

Apeli ka vendosur të lërë në fuqi, vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, e cila vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tre fëmijëve të Pëllumb Metës, të cilët akuzohen për vrasjen e babit të tyre.

Kujtojmë se Hysen Meta denoncoi në Komisariatin e Durrësit më 13 shkurt, humbjen e babait të tij. Pas hetimeve të kryera, rezultoi se fëijët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vranë dhe groposën babanë e tyre.

Hysen Meta akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim.

Hygerta Meta akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim. Dhe Armando Meta akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim.

/rtsh.al/