RTSH 24 Live

Politikë

Votimi i emigrantëve, Kim: Koha të merren hapa që të ushtrohet kjo e drejtë! Celibashi: E përfundojmë si proces në vjeshtën e 2023

24/05/2022

Votimi i emigrantëve, Kim: Koha të merren hapa që të ushtrohet kjo e drejtë! Celibashi: E përfundojmë si proces në vjeshtën e 2023
Ambasadorja Yuri Kim dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

“Është koha të merren hapat e duhur që diaspora të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar”, kështu u shpreh ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e pranishme në Konferencën Kombëtare të zhvilluar nga KQZ dhe OSBE.

Ambasadorja theksoi se SHBA nxit palët që të adresoojnë problematikat në lidhje me sigurimin e votës së emigrantëve, duke theksuar që në zgjedhjet e ardhshme duhet të përmbushet ky standard.

Jam shumë e kënaqur që jam sot këtu. Duke pasur parasysh kontributet e shqiptarëve është vërtet koha e duhur të merren hapat e nevojshëm në mënyrë që të ushtrohet kjo e drejtë. Mënyra të lira dhe të drejta për të zgjedhur udhëheqësit që na përfaqësojnë. Zgjedhjet parlamentari të 2021 ishin të rëndësishme. SHBA mirëpret mundësi si kjo e sotmja, përfshirë mungesën e deri më tani të drejtën e diasporës për të votuar. Ne nxisim fuqimisht këtë. Kur zhvillojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme kur respektojmë institucionet tona ky është argumenti më i fuqishëm në favor të demokracisë. Sa më demokratik të bëhemi aq më të fortë jemi, SHBA do të mbështesin fuqishëm reformat qoftë ato zgjedhore dhe reformat ne drejtësi”, tha Yuri Kim.

Nga ana tjetër, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh se synimi është që ky proces të përfundojë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen. Megjithatë, ai theksoi se që të arrihet një gjë e tillë do të duhet që partitë politike në vend të gjejnë dakordësinë për rregullat dhe procedurat për regjistrimin e votuesve nga jashtë apo mënyrën e votimit dhe, sipas Celibashit, një gjë e tillë nuk është e thjeshtë në Shqipëri.  

Ne synojmë që këtë proces ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen. Në pamje të parë duket se është një periudhë kohë e gjatë dhe e mjaftueshme për të ndërtuar gjithë arkitekturën rregullatore dhe normuese të këtij procesi, por nuk është kështu. Ne do të duhet të dakordësohemi të gjithë për rregullat që kanë të bëjnë me regjistrimin e votuesve nga jashtë, me procedurat dhe mënyrën e votimit, llogaritjen dhe tabulimin e rezultatit, etj. Pak a shumë do të na duhet të miratojmë një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë. Dhe ne të gjithë e dimë që kjo nuk është një gjë e thjeshtë në Shqipëri. Gjithsesi nga ana tjetër, vjeshta e vitit të ardhshëm është mjaftueshëm larg periudhës së zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Kjo do të thotë se me këtë rast partitë politike do ta kenë të vështirë të kalkulojnë mirë interesat e tyre politike elektorale në mendimet dhe vlerësimet e tyre për rregullat që do të miratohen për votimin nga jashtë. Kështu ne shpresojmë që të marrim një konsensus të plotë mbi përmbajtjen e këtyre rregullave”, tha Celibashi.

/rtsh.al/