RTSH 24 Live

Politikë

Vota e diasporës, Berisha i kërkon deputetëve dhe strukturave të mbështesin procesin

6 orë para

Vota e diasporës, Berisha i kërkon deputetëve dhe strukturave të mbështesin procesin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thirrje në mbledhje urgjente grupin parlamentar demokrat me qëllim angazhimin e tij për votën e diasporës.

Z. Berisha u kërkoi deputetëve të jenë mbështetësit kryesorë të drejtueses politike për diasporën, Jozefina Topalli, duke e ndihmuar jo vetëm me pika kontakti, por edhe me takimet që këta deputetë mund të zhvillojnë.

"Janë bërë përpjekje serioze. Këtu është ngritur një qendër digjitale, në degë ka filluar identifikimi i emigrantëve, janë bërë një seri takimesh në Greqi, Itali, SHBA, Britani e madhe. Por po të kemi parasysh planetin si konstituencë, këto janë pika uji në oqean, këto që kemi bërë ne deri tani.

Elektorati jashtë vendit është të paktën në masën 70 përqind për të mos thënë më shumë, është antiqeveri, antimafia, është kundër narkodiktaturës, kundër narkoshtetit," u shpreh z. Berisha.

Z. Berisha tha se PD-ja është e hapur për të votuar çdo këshillë të Kodit Zgjedhor, që garanton votën e diasporës.

Ai tha se po zhvillohen negociata mes demokratëve dhe socialistëve për ndryshime të caktuara, sikundër mund të jenë ato të afateve të regjistrimit.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/