RTSH 24 Live

Lifestyle

Vlogerja Arsola Prenga: Në Tik-Tok më ndjekin më shumë femrat, ja rrengu që i punova mamasë

22/02/2024

Vlogerja Arsola Prenga: Në Tik-Tok më ndjekin më shumë femrat, ja rrengu që i punova mamasë

Vlogerja Arsola Prenga ka rrëfyer se si është bërë e njohur në rrjetin social, në Tik-Tok, ku së bashku me të dashurin e saj, ndajnë video pikante me ndjekësit.

Ajo tregoi për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 se në Tik-Tok, shumica e audiencës janë femra.

Na njohin të dyve, por duke qenë se shumica që na ndjekin më shumë më flasin mua, ndoshta nga meraku që Kristi është djalë dhe po e “ngacmojnë”, u shpreh Arsola Prenga.

Vlogerja tregoi gjithashtu dhe se cila është videoja më e ndjekur në profilin e saj në Tik-Tok.

Videoja më e shikuar dhe më e klikuar për të cilën ende sot marr komente është kur i kemi bërë një rreng mamit, sikur unë dhe Kristi po ndaheshim, por duke qenë se e kishim bërë shumë tragjike edhe reagimi i mamit ishte shumë prekës. Ajo video dhe bashkë me videon ku flasim për njohjen tonë”, tregoi vlogerja Prenga.

/rtsh.al/