Në vitin e ri akademik i cili tashmë ka nisur edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan duket se programet më të frekuentuar janë ato që lidhen me degët e mjekësisë ku janë plotësuar të gjitha kuotat e më pas interes të lartë është shfaqur edhe në degën e IT dhe programet 2 vjeçare.
Sa i takon degëve të mësuesisë tashmë interesi ka rënë. Rektoria e Universitetit të Elbasanit, Elvira Fetahu prezanton si risi të këtij viti regjistrimin e studentëve nga Presheva në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
“Deri më tani Universiteti i Elbasanit ka shënuar rritje të numrit të regjistrimeve. Rritjen më të madhe e ka patur Ekonomiku dhe ai Shkencave të Edukimit. Vihet në dukje një interes i regjistrimit në programe si Biznes, Financë, Ekonomi dhe arsim Parashkollor”, tha Fetahu.
Studentët që kanë zgjedhur IT argumentojnë arsyet duke i lidhur me tregun e punës.
/rtsh.al/