RTSH 24 Live

Art

Vijon puna tek laboratori i restaurimeve në Muzeu i Artit Mesjetar

02/12/2020

Vijon puna tek laboratori i restaurimeve në Muzeu i Artit Mesjetar

Laboratori i restaurimeve në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar është duke punuar mbi 4 ikona të shekullit të 18 dhe fundshekullit të 19.  Mjeshtri i restaurimeve Genti Proko shprehet se momentalisht është duke punuar mbi një ikonë e cila i përket atelies së vëllezërve Zografi. Sipas tij gjatë një viti ekspertët  këtij laboratori restaurojnë rreth 20 ikona të periudhave të ndryshme.

Gjithashtu Proko shprehet se puna e ekspertëve të restaurimit nuk është pikturimi i ikonave por është një restaurim mbrojtës ndaj faktorëve të ndryshëm që mund të dëmtojnë ikonat.

Gjithashtu drejtorja e Muzeut të artit mesjetar Fjoralba Prifti shprehet se ky laborator është i pajisur më një dhomë dezinfektimi që ndihmon gjithashtu në rruajtjen e ikonave. Sipas saj jo të gjitha ikonat ekspozohen për vizitorët, një pjesë e tyre ruhet në parametra të caktuara tek fondi i muzeut, ka dhe ikona të cilat ekspozohen në ekspozita të përkohëshme siç është edhe ekspozita më e fundit në këtë muze ajo e titulluar “Restaurime”.