RTSH 24 Live

Botë

Video/ 500 ushtarë në aksion, goditja më e madhe pas Escobarit, si u kap me satelit lordi i drogës në Kolumbi

24/10/2021

Video/ 500 ushtarë në aksion, goditja më e madhe pas Escobarit, si u kap me satelit lordi i drogës në Kolumbi

Lajmi më i bujshëm që qarkullon në mediat botërore është arrestimi i bosit të narkotrafikut i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kolumbia arrestoi trafikantin më të kërkuar të drogës, i cili ishte kreu i organizatës më të madhe kriminale në vend. Dairo Antonio Úsuga, i njohur edhe si “Otoniel”, u kap pas një operacioni të përbashkët nga ushtria, forcat ajrore dhe policia të shtunën. Sipas mediave për këtë aksion janë 500 forca ushtarake dhe me pamje satelitore.

Otoniel u kap në provincën Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë, që gjendet pranë kufirit me Panamanë. Ai kishte përdorur një rrjet të shtëpive të sigurta për të lëvizur dhe për të shmangur arrestimin. Sipas autoriteteve, ai nuk kishte përdorur telefon celular, por kishte përdorur korrierët e tij për të komunikuar. Megjithatë, sipas gazetës El Tiempo, vendndodhja e tij u zbulua rreth dy javë më parë.

Në operacionin për kapjen e tij u përfshin 500 ushtarë, të mbështetur nga 22 helikopterë. Një zyrtar policor u vra gjatë këtij operacioni.

Sipas shefit të policisë, Jorge Vargas, lëvizjes e tij ishin gjurmuar përmes imazheve satelitore. Agjencitë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara kishin qenë të përfshira në operacionin për gjetjen e Otonielit.

Si u kap “Otoniel”?

“Otoniel” u kap në provincën rurale Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë, afër kufirit me Panamanë. Operacioni përfshinte 500 ushtarë të mbështetur nga 22 helikopterë. Një polic u vra. “Otoniel” kishte përdorur një rrjet shtëpish të sigurta rurale për të lëvizur dhe për t’iu shmangur autoriteteve dhe nuk përdorte telefon, përkundrazi u mbështet te korrierët për komunikim.

Por vendndodhja e tij në kohën e kapjes së tij u identifikua dy javë më parë, tha gazeta “El Tiempo”. Shefi i policisë Jorge Vargas tha se lëvizjet e tij u gjurmuan nga më shumë se 50 ekspertë të inteligjencës duke përdorur imazhe satelitore. Agjencitë e SHBA dhe Britanisë së Madhe u përfshinë në kërkim.

Duque, i cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”, e përshkroi operacionin si “depërtimi më i madh i xhunglës i parë ndonjëherë në historinë ushtarake të vendit tonë”. Forcat e armatosura të Kolumbisë publikuan më vonë një foto që tregonte ushtarët e saj që ruanin “Otonielin”, i cili ishte në pranga. Ka pasur disa operacione të mëdha që kanë përfshirë mijëra oficerë për kapjen e 50-vjeçarit në vitet e fundit, por deri më tani Otoniel, 50 vjeç, u bë kreu i Klanit të Gjirit, që më herët njihej me emrin Klani Usuga, pasi udhëheqësi i mëparshëm, vëllai i tij, u vra nga policia gjatë një bastisjeje gati dhjetë vjet më parë.

Autoritetet kolumbiane e cilësojnë këtë bandë si organizatën më të fuqishme kriminale në shtet, ndërkaq autoritetet në SHBA e kanë përshkruar atë si një organizatë “të armatosur rëndë dhe shumë të dhunshme”. Banda, që operon në shumë provinca, ka shumë lidhje ndërkombëtare dhe është e përfshirë në kontrabandën e drogës dhe njerëzve, nxjerrjen e paligjshme të arit dhe zhvatje.

Banda e Otonielit kontrollon shumë rrugë që përdoren për trafikimin e drogës nga Kolumbia për në SHBA, por edhe në shtete të tjera, përfshirë edhe Rusinë.

Otoniel tani përballet me një sërë akuzash, përfshirë edhe trafikimin e kokainës në SHBA, vrasjen e zyrtarëve policorë dhe rekrutimin e fëmijëve.

Video/ 500 ushtarë në aksion, goditja më e madhe pas Escobarit,

Sa i fuqishëm është Klani i Gjirit?

“Otoniel” ishte kreu i kartelit “Clan del Golfo”. Disa vite më parë vëllai i tij u vra nga policia në një bastisje. Forcat e sigurisë së Kolumbisë e etiketuan bandën si organizatën kriminale më të fuqishme të vendit, ndërsa autoritetet në SHBA e përshkruajnë atë si “të armatosur rëndë dhe jashtëzakonisht të dhunshme”.

Banda, e cila vepron në shumë provinca dhe ka lidhje të gjera ndërkombëtare, është e angazhuar në kontrabandën e kokainës dhe zhvatje. Besohet se ka rreth 1800 anëtarë të armatosur, të cilët janë rekrutuar kryesisht nga grupet paraushtarake të ekstremit të djathtë. Anëtarët janë arrestuar në Argjentinë, Brazil, Honduras, Peru dhe Spanjë.

Banda kontrollon shumë nga rrugët e përdorura për të kontrabanduar drogë nga Kolumbia në SHBA, dhe deri në Rusi. Qeveria kolumbiane, megjithatë, beson se ka shkatërruar numrin e saj në vitet e fundit, duke detyruar shumë anëtarë kryesorë të fshihen në rajone të largëta në xhungël.

“Otoniel” tani përballet me një sërë akuzash, duke përfshirë trafikun e kokainës në SHBA, vrasjen e oficerëve të policisë dhe rekrutimin e fëmijëve. Ai u padit në SHBA në vitin 2009 dhe përballet me procedurat e ekstradimit, të cilat mund ta shohin atë përfundimisht në gjykatë në Nju Jork.