Gjykata e Apelit ka vendosur ta rikthejë çështjen në gjykatën e shkallës së parë për të shqyrtuar se kujt do t’i përkasë drejtimi i Partisë Demokratike, grupit politik të Enkelejd Alibeajt apo grupit të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.
Pas një seance maratonë, avokati i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa deklaroi se çështja është rikthyer në shkallën e parë për t’u shqyrtuar nga një trupë tjetër gjykuese.
Prononcimi për mediat i avokatit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa:
Indrit Sefa: Së pari ju falënderoj për prezencën tuaj dhe për këtë seancë maratonë. Sot gjykata e Apelit riktheu në gjykatën e shkallës së parë për të shqyrtuar atje dhe do të gjykohet nga një trupë tjetër gjykuese. Ditën e hënë do të regjistrohemi në KQZ.
Ku bazohet ky vendim?
Indrit Sefa: Ne bazohemi në faktin se në statutin e PD-së dhe të gjkitha organet e PD-së vazhdojnë të kenë legjitimitetin juridik. PD ka organet legjitimet të saj dhe do të vazhdojë drejtimin e saj. Legjitimiteti i partisë u certifikua sot nga kjo vendimmarrje.
Do të ketë të njëjtën seli?
Indrit Sefa: PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja. Organet e PD-së janë legjitime dhe drejtojnë juridikisht atë zyrë. Kodi Zgjedhor është i qartë, statuti është i qartë. Nuk mund të flas as për fitore dhe as për gjysmë-fitore. Të gjitha palët duhet të reflektojnë.
/rtsh.al/