RTSH 24 Live

Europë

Varshavë, konfiskohet shkolla për fëmijët e diplomatëve rusë, përkeqësohen marrëdhëniet polako - ruse

29/04/2023

Varshavë, konfiskohet shkolla për fëmijët e diplomatëve rusë, përkeqësohen marrëdhëniet polako - ruse

Konfiskimi nga Polonia i një ndërtese që shërbente si shkollë për fëmijët e dipomatëve rusë në Varshavë, ka përkeqsuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. 
Ministria e jashteme ruse u shpreh këtë të shtunë se lëvizja polake ishte në kundërshtim me marërveshjet ndërkombëtare dhe paralajmëroi për pasojë të rënda. "Ky është një tjetër akt armiqësor i autoriteteve polake dhe një shkelje flagrante e konventës së Vienës e vitit 1961, u shpreh kjo ministri. 
Më herët, ambasadori rus në varshavë u shpreh se vendi i tij do t’i dërgonte një notë proteste për atë që e quajti "konfiskim i paligjshëm i shkollës së ambasadësë". 
Polonia ndërkohë është shprehur se ka vepruar në përputhje me të drejtat e saj në rimarrjen e ndërtesës. "Kjo godinë i përket bashkisë së Varshavës", tha për agjencinë e lajmeve AFP zëdhënësi i ministrisë së jashtme polake. 
Mediat polake ndërkohë raportuan se forcat e policisë ishin të pranishme mëgjesin e së shtunës jashtë godinës së shkollës që ndodhet në rrugën Kieleckiej. 

/ rtsh /