Adem Shala nga fshati Remnik i Kosovës është 70 vjeç. Me nostalgji kujton kohën kur mori pjesë si valltar në shumë interpretime si brenda Kosovës, ashtu edhe jashtë saj. Ishte nxënësi i koreografit të njohur Zija Aliut. Që të jesh një valltar i mirë, Ademi thotë se duhet të kesh pasion vallet dhe të ndjesh muzikën.
Sa i përket valleve të sotme, ai thotë se i kanë gërshetuar me modernen dhe kjo nuk i pëlqen. Gjatë gjithë karrierës së tij artistike Ademi ka interpretuar valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
/RTSH/