RTSH 24 Live

Kuzhinë

Ushqimet më të shtrenjta në botë

15/07/2023

Ushqimet më të shtrenjta në botë

Përbërësit më të hollë në botë mund të arrijnë çmime astronomike. Mungesa dhe ekskluziviteti i këtyre përbërësve i bën ato ushqime shumë të kërkuara nga ata që kërkojnë gjërat më eskluzive.

Nga havjari te tartufi, ka një sërë ushqimesh shumë të shtrenjta per të cilat as qe i kemi menduar.

Gaforrja e borës - Më 7 nëntor 2019, një gaforre bore u shit në ankand në Japoni për 46,000 dollarë.

Proshuta Iberike - Kjo proshutë e pjekur prodhohet vetëm në Spanjë dhe Portugali. Që nga 20 Mars 2016, kjo proshutë bën pjesë në Rekordet Botërore Guinness për çmimin e shtrenjtë e cila vlerësohet rreth 4,500 dollarë.

Shafran - I njohur edhe si 'ari i kuq', shafrani është erëza më e shtrenjtë në botë. Duhen mijëra lule vetëm për të marrë 1 kg shafran.

Tartufi i bardhë - Vendas në rajonin e Piemonte të Italisë Veriore, tartufi është një delikatesë e cila kushton shumë shtrenjtë. Në vitin 2007, një pronar kazinoje në Macau pagoi 330,000 dollarë për një tartuf i cili peshonte 1.5 kg.

Havjar Almas - Ky havjar i rrallë dhe i shtrenjtë beluga është shitur me 34,500 dollarë për kilogram.

Patatet “La Bonnotte” - Këto patate marrin aromën e tyre unike nga algat e detit në tokën ku janë rritur dhe nga klima e ishullit Noirmoutier në Francë. Çmimi? Rreth 860 dollarë për kilogram.

Toni blu -  Peshku ton mund të kushtojë diku nga 20 deri në 200 dollarë, në varësi të vendit nga është peshku. Në vitin 2009, një ton blu u shit në ankand në një treg të Tokios për 3 milionë dollarë.

Shalqi Densuke – Një shalqi Densuke në Japoni u shit në ankand për 6,100 dollarë.

"Le Burger Extravagant"- 295 dollarë, kjo është shifra që do të paguani për një burger të tillë.

Pizza Royal 007 - Domenico Crolla krijoi një nga picat më të shtrenjta në botë, e cila u shit për 4200 dollarë. Nga karavidhe i marinuar në konjak, te havjar i njomur nga Dom Perignon, kjo picë është vërtet ekstravagante.

Uiski Tullibardine (1952) -Në vitin 1952 u krijua vetëm një fuçi, që do të thotë se u bënë vetëm 70 shishe të tilla. Çmimi për këtë uiski të rrallë? 41,000 dollarë.

/rtsh.al/