RTSH 24 Live

Botë

Urdhër-arresti ndaj Putinit për krime lufte në Ukrainë, Biden mirëpret vendimin

18/03/2023

Urdhër-arresti ndaj Putinit për krime lufte në Ukrainë, Biden mirëpret vendimin

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka mirëpritur lëshimin e një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kundër homologut të tij rus, Vladimir Putin.

ICC akuzon presidentin rus si “përgjegjës për krime lufte të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të fëmijëve nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën ruse”.  

Administrata e Biden, edhe më herët ka hedhur akuza ndaj Rusisë se kryer krime lufte gjatë konfliktit në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Moska i ka mohuar akuzat dhe i ka konsideruar ato si absurde.

Rusia nuk është një vend anëtar i ICC-së, që do të thotë se gjykata, e vendosur në Hagë, nuk ka autoritet atje. Megjithatë, kjo mund të ndikojë tek Putin në mënyra të tjera, siç është pamundësia për të udhëtuar ndërkombëtarisht. Ai mund të arrestohet nëse shkel në ndonjë nga 123 shtetet anëtare të Gjykatës.

Putin është presidenti i tretë që i është lëshuar një urdhër-arresti i ICC-së./BBC

/rtsh.al/