Fshati Taroninë në njësinë administrative Cepo të bashkisë Gjirokastër është një fshat i hershëm i krijuar nga banorët e fshatit të vjetër të Zhulatit.
Më të vjetrit që jetojnë tani në të na tregojnë historinë që ka dhe se banorët e Taroninës janë marrë kryesisht me blegtori e bujqësi në ato vite.
"Fshati jonë ka traditat e Labërisë," thotë një banor i zonës.
Ky është një fshat që nuk është braktisur nga banorët. Ata jetojnë aty duke mbajtur gjallë edhe traditat.
"Jetojnë me pak bujqësi e blegtori." / "Jetojnë me punë. Mbjellim domate, speca." / "Kemi ullinj, vreshta rrushi, por 80 për qind jetojnë me blegtori, me dhi," shprehen banorë të ndryshëm.
Vitet e fundit fal afërsisë që fshati ka me rrugën Kardhiq–Delvinë, Taroninën po e vizitojnë edhe turistët e huaj.
Gazetare: Boralda Gjyli
/rtsh.al/