RTSH 24 Live

Botë

Turqia arreston 130 ushtarë, dyshohen për lidhje me Gylenin

24/02/2021

Turqia arreston 130 ushtarë, dyshohen për lidhje me Gylenin

Forcat e sigurisë në Turqi kanë arrestuar 130 ushtarë të mërkurën gjatë operacioneve të përqendruara në provincën perëndimore të Izmirit. Ata dyshohen për lidhje me organizatën e klerikut Fetullah Gylen, të cilin pushteti turk e akuzon për organizimin e puçit të dështuar më 2016.

Operacionet për arrestimin e ushtarëve u zhvilluan në 47 provinca të shtetit. Vetëm Zyra e Kryeprokurorit Publik në Izmir ka lëshuar fletarrestime për gjithsej 148 të dyshuar, 103 prej të cilëve janë në detyrë.

Një kolonel, disa lejtnantë, majorë, kapitenë dhe rreshterë janë në mesin e ushtarakëve që po kërkohen në operacionet e policisë, pas dyshimeve për praninë e celulave të organizatës së Fetullah Gylenit në Forcat e Armatosura.

Nga të dyshuarit, dymbëdhjetë janë pjesëtarë të forcave tokësore, 47 pjesëtarë të forcave ajrore, 18 pjesëtarë të forcave detare, 38 nga xhandarmëria dhe 19 nga rojat bregdetare./AA