RTSH 24 Live

Botë

Trump, Netanjahut: Konflikti në Gazë të marrë fund sa më parë

16 orë para

Trump, Netanjahut: Konflikti në Gazë të marrë fund sa më parë

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve duhet të qëndrojë në fuqi dhe se ai ka besim se pengjet izraelite që mbahen nga Hamasi do të lirohen së shpejti.

“Epo, do ta shohim shumë shpejt dhe do të jetë më mirë”, tha Trump gjatë intervistës telefonike.

Trump shprehet se i tha kryeministrit Benjamin Netanyahu: “Vazhdoni të bëni atë që duhet të bëni. Kjo duhet të marrë fund. Ne duam që ajo të përfundojë, por të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet bërë.”

Ai shton se ai dhe kryeministri izraelit do të takohen "shumë shpejt", por pa dhënë detaje.

Ndërkaq, disa orë përpara marrëveshja e armëpushimit të hyjë në fuqi, kryeministri Benjamin Netanjahu ka deklaruar se Izraeli ende nuk ka marrë një listë me emrat e pengjeve që Hamasi është planifikuar të lirojë, gjë që e cila mund të pengojë marrëveshjen.

“Ne nuk do të ecim përpara me skicën derisa të marrim një listë të pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord. Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit”, tha Netanjahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

Marrëveshja thotë se Hamasit i kërkohet të japë emrat e pengjeve të paktën 24 orë përpara lirimit të tyre.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Katarit, armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit do të hyjë në fuqi në më pak se 24 orë. Përmes një postimi në X, ministri i Jashtëm i Katarit, Majid Al Ansari, tha se armëpushimi do të fillojë në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale të dielën.

Ai këshilloi njerëzit që të kenë kujdes kur marrëveshja të hyjë në fuqi dhe të presin udhëzimet nga zyrtarët.

/rtsh.al/