RTSH 24 Live

Maqedoni e veriut

Tragjedia e Tetovës, vetëm dy nga viktimat nuk janë identifikuar

10/09/2021

Tragjedia e Tetovës, vetëm dy nga viktimat nuk janë identifikuar

Nga 14 të vdekurit 12 janë pacientë, ndërsa dy të tjerë duhet të identifikohen, ka deklaruar udhëheqësi i qendrës Covid në Tetovë, Gëzim Nuredini.

Sipas tij, 12 pacientët e shpëtuar ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Nuredini ka mohuar informacionet se familjarët janë lënë të futen në spital për të ndihmuar të afërmit me Covid-19 gjatë trajtimit.

Nga ana tjetër, në ambietet e jashtme ka pasur edhe të afërm të viktimave, të cilët prej shumë orësh nuk kishin asnjë informacion rreth tyre dhe nuk arrinin dot të merrnin një përgjigje.

Këtë të premte, 14 viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa të shtunën është thirrur një marshim i heshtur në bulevardin kryesor të Tetovës në nderim të viktimave.