RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Me flamurin kombëtar mbi supe, Kreu i VLEN, Bilall Kasami: Fillojmë menjëherë negociatat për qeverinë e re

09/05/2024

Me flamurin kombëtar mbi supe, Kreu i VLEN, Bilall Kasami: Fillojmë menjëherë negociatat për qeverinë e re

Përfaqësuesi i VLEN, Bilall Kasami është shprehur se menjëherë pas shpalljes së rrezultateve do të negoiciojnë për qeverinë e re me VMRO-DPMNE.

Duke qenë në shërbim të qytetarëve, Kasami u shpreh se kanë fituar në pjesën më të madhe të komunave me shumicë absolute të shqiptarëve, njofton Klankosova.tv.

“Që nga nesër do të vazhdojmë të jemi në shërbim të qytetarëve, ashtu siç kemi qenë në Tetovë, në Gostivar, në Çair në të gjitha ato komunat në të cilat ne kemi qeverisur”.

“Në pjesën më të madhe të komunave të cilat janë me shumicë absolute të shqiptarëve ne kemi fituar, vetëm në ato komuna ku ka popullatë të minoriteteve turq dhe rom, ata kanë arritur që të ruajnë rezultatin”, është shprehur ai.

 

/rtsh.al/